Panorama Sport (Albania)

Mungesat dhe si luajnë sot dy ekipet

-

Partizani nuk do të jetë i plotë për ndeshjen e kthimit të turit çerekfinal të Kupës. Përpos të dëmtuarve të hershëm, Çani dhe Fejzullahu, për këtë takim do të mungojë edhe Renaldo Kalari, i cili u dëmtua para dy javësh në Vlorë. Të kuqtë pritet që sot të luajnë ndaj vlonjatëve thuajse me të njëjtin formacion si takimin e fundit ndaj Laçit. Ndryshimi i vetëm mbetet braziliani Lukas, i cili nuk shikohet titullar sot dhe në vend të tij pritet të luajë 19-vjeçari Esat Mala. Flamurtari do të ketë sot një mungesë të sigurt. Xhufo do të mungojë edhe në këtë ndeshje për shkak të dëmtimit. Duket se dëmtimi për Xhufon është serioz dhe ende nuk mund të thuhet se sa do të qëndrojë larg fushave, por gjasat janë për disa javë. Ndërkaq, për këtë ndeshje rikthehet Bicaj, që e ka kaluar dëmtimin tashmë, po ashtu edhe Sidibe. Gjasat janë që ndryshimet të jenë të vogla në këtë ndeshje krahasuar me takimin e fundit me Skënderbeu­n për kampionat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania