Panorama Sport (Albania)

Koliçi: Nuk duhet të pësojmë, koha e kthesës

“Ndeshjet në shtëpi një makth, të evitojmë penalltitë”

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi po kalon një sezon me luhatje të mëdha, e megjithatë sot kanë shansin që të hedhin një hap drejt kthesës së madhe. I këtij mendimi është edhe Enea Koliçi, i cili mendon se barazimi 1-1 në kryeqytet i favorizon ndjeshëm. Por, përtej besimit, portieri shprehet i çoroditur nga gabimet e shumta që po bën skuadra, sidomos në "Zeqir Ymeri". Në një intervistë për sajtin e klubit, gardiani thekson se humbjet e pësuara nuk kanë kurrfarë justifikim­i, andaj paralajmër­on kampionët duhet të rikthehen sa më shpejt, pasi koha nuk premton më. Kalimi i Tiranës është detyrim për Kukësin, prandaj gardiani kërkon fitoren në shtëpi. Edhe pse janë përgatitur edhe për penalltitë, shtatlarti preferon që skuadra ta zgjidhë gjithçka brenda 90 minutave kualifikim­in. Kjo ndoshta do të ishte edhe dhurata më e bukur për pogradecar­in, i cili dje ka festuar 32-vjetorin e lindjes.

Pas barazimit në kryeqytet, kualifikim­i do të vendoset në Kukës. Si e

parashikon Koliçi këtë duel?

Tirana është një nga ekipet më të mira në Shqipëri, pavarësish­t se këtë sezon luan në Kategorinë e Parë. Është ndeshje mjaft e vështirë në fakt. Por, të them të drejtën, rezultati 1 me 1 në kryeqytet na favorizon ne. Ndaj do të përpiqemi të mos pësojmë në këtë takim.

Mendoni se do ta zgjidhni brenda 90 minutave, pasi trajneri praktikoi në stërvitje edhe gjuajtjet e penalltive?

Shpresojmë ta zgjidhim brenda 90 minutave, të mos shkojmë në shtesë apo penallti, por jemi gjithsesi të përgatitur edhe për këto.

Keni pasur shumë oshilacion­e këtë sezon, sidomos në

shtëpi, ku si kurrë më parë keni pësuar 5 humbje. Çfarë po ndodh me Kukësin?

Të them të drejtën, këto ndeshje në Kukës kanë qenë një makth i vërtetë për ne. Po mundohem të gjej një justifikim, se përse nuk po bëjmë dot paraqitjet e duhura në shtëpi, por nuk e gjej dot.

A është ky momenti i kthesës së madhe në Kukës?

Shpresojmë që kjo situatë të ndryshojë, sepse nuk kemi më kohë.

Ditëlindja e 32-të ju gjen në Kukës dhe në një kohë me dëborë...

E vërtetë. Shpresoj që në darkë (në mbrëmje) të bëjmë një festë të bukur e të ngrohtë me shokët e ekipit, sepse në Kukës qenka realisht shumë ftohtë sot (dje).

 ??  ?? Lojtarët e Tiranës, dje në Kukësin e pushtuar nga dëbora
Lojtarët e Tiranës, dje në Kukësin e pushtuar nga dëbora

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania