Panorama Sport (Albania)

Stërvitje në borë, zbardhet stadiumi

-

Kukësi ka mbyllur dje përgatitje­t në "Zeqir Ymeri", me një seancë që nisi në orarin e ndeshjes. Atmosfera ishte tejet e ngrohtë dhe për këtë ndikoi moti. Pak minuta pasi verilindor­ët filluan stërvitjen, nisi edhe dëbora. Dhe, gati një orë e gjysmë më pas, fusha nuk dukej më, dhe trashësia e dëborës shkoi mbi 5 cm. Futbollist­ët janë marrë më tepër me shokun e tyre të ekipit Enea Koliqin, i cili festonte dhe ditëlindje­n e 32-të të tij. Ndërkohë, Peter Pakult u dha edhe këshillat e fundit futbollist­ëve, të cilët duhet të zbatojnë me përpikëri të gjitha detyrat taktike dhe teknike që ai u dha. Këtë herë nuk ka më justifikim­e, kalimi në turin tjetër është detyrim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania