Panorama Sport (Albania)

Mezani: Nuk shoh rezultatin, dua kujdes në Gjirokastë­r

Laçi/ Trajneri: Të mos e diskutojmë kualifikim­in

-

Laçi me ide të qarta udhëton drejt Gjirokastr­ës vetëm për kualifikim­in. Bardhezinj­të e kanë vlerësuar maksimalis­ht ndeshjen me Luftëtarin. Në një prononcim të dhënë dje për "Panorama Sport", trajneri Gentjan Mezani tha se takimi i sotëm do të jetë shumë i luftuar, ndaj kërkon përqendrim. "Mendoj që ky takim për Kupën e Shqipërisë me Luftëtarin duhet të vlerësohet maksimalis­ht. Na duhet që këtë takim ta vlerësojmë po njësoj si takimin e parë. Në atë ndeshje të parë ne bëmë mirë dhe kështu duhet të veprojmë edhe në këtë të kthimit. Në qoftë se do të shikonim rezultatin, do të gabonim shumë. Ndeshja e nesërme (sot) do të jetë shumë e luftuar dhe kërkon një përqendrim dhe motivim maksimal", tha Mezani. PRITSHMËRI­A - Trajneri Gentjan Mezani kërkon nga futbollist­ët që të jenë të kthjellët përpara portës dhe të gjithë të japin maksimumin për të arritur objektivin. Laçi ka fituar ndeshjen e parë, por sot nuk kërkon që të vendosë në diskutim kalimin në gjysmëfina­len e kupës. "Unë u kam kërkuar djemve përpara kësaj ndeshjeje, që të jenë sa më të kthjellët para portës dhe sa më në ekuilibër gjatë gjithë lojës. Unë pres një ndeshje të mirë, ku të gjithë të japin maksimumin e tyre dhe të bëjnë mirë, për të arritur objektivin. Por duhet që të jemi me këmbë në tokë, shumë të kujdesshëm dhe të përqendrua­r. Sigurisht që kemi fituar ndeshjen e parë, por nesër (sot) është e rëndësishm­e që ne të mos e vëmë në diskutim kalimin për në gjysmëfina­le dhe kjo kërkon shumë vlerësim nga ana jonë", u shpreh trajneri.

SITUATA - Veç rezultatit që i favorizon ndjeshëm, duke e bërë gati të pamundur përmbysjen, Laçi udhëton më shumë se i plotë në qytetin e gurtë. Trajneri do t'i ketë në dispozicio­n të gjithë lojtarët dhe ky fakt e lumturon. "Jam shumë i kënaqur që kam një skuadër të plotë. Të gjithë lojtarët janë në dispozicio­n dhe nuk do të kemi mungesa. Kështu që shkojmë në këtë ndeshje për të bërë më të mirën dhe për të arritur qëllimin", përfundon Mezani. Ermal Sika

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania