Panorama Sport (Albania)

Luftëtari kërkon përmbysjen, Çavo: Nuk heqim dorë nga Kupa

Ekipi mbyllet në palestër, Lika kursen Rrapën

-

"Nuk kemi hequr dorë nga Kupa e Shqipërisë. Ka qenë dhe mbetet objektivi tonë. Rezultati i arritur në Laç është intrigues. Kemi pësuar tre gola, por kjo s'do të thotë se jemi dorëzuar. Në fushë do të hyjmë me besim dhe siguri për të kaluar turin", kështu deklaroi drejtori teknik i Luftëtarit. Vangjel Çavo mundohet që të karikojë ekipin, përtej humbjes me shifrat 3-0 që pësuan dy javë më parë. Fitorja 3-2 në Durrës, ka bërë që bluzinjtë të besojnë te mrekullia. Të predispozu­ar për të arritur këtë objektiv, skuadra përgatitje­t i ka kryer në pallatin e sportit, të kushtëzuar nga kushtet atmosferik­e. Në këtë seancë, futbollist­ët me humor, por të sigurt në vetvete, nuk e kanë fshehur për asnjë çast besimin për të bërë mrekullinë në ndeshjen e sotme ndaj Laçit. Mbetet për t'u parë sesa i aftë do të jetë sot Luftëtari për ta realizuar me sukses përmbysjen e madhe ndaj kurbinasve. Që skuadra e Likës të hedhë pas krahëve humbjen 0-3 në Laç, pa dyshim duhet të jenë të gjithë gati dhe të angazhuar maksimalis­ht. Infermieri­a e Luftëtarit është boshatisur në ditët e fundit dhe Oltion Rrapa e Eri Lamçja kanë vijuar me grupin. Gjithsesi, trajneri duket se do ta kursejë Rrapën, duke i besuar Toledos rolin e mbrojtësit të djathtë. Pavarësish­t shkallës së lartë të vështirësi­së që paraqet ndeshja e sotme, Luftëtari pritet të luajë me të njëjtin formacion që mposhti Teutën. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania