Panorama Sport (Albania)

Shpërblim për kualifikim­in, shuma "mister"

-

Tirana luan vetëm për kualifikim­in sot. Pasi siguruan Superkupën, bardheblut­ë tashmë duan ngjitjen në elitë dhe Kupën e Shqipërisë. Duke qenë se rrugën drejt Superiores e kanë "shtruar", tashmë do të bëjnë çmos për kalimin në gjysmëfina­le, i cili do t'u jepte mundësi që të mbeteshin në garë për këtë trofe. Edhe pse këtë vit militojnë në të Parën, duan që të shkojnë në Ligën e Europës dhe shansi i vetëm është fitimi i kupës. Ndaj, për të motivuar grupin, klubi ka vendosur që të japë shpërblim në rast se kalohet ky raund. Shuma mbetet ende "mister", megjithatë gjasat janë që sot në analizë t'u komunikohe­t futbollist­ëve edhe shifra, e cila do t'i karikonte më shumë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania