Panorama Sport (Albania)

Stërvitja në borë, trajneri fjalim ekipit

-

Skënderbeu dje ka mbyllur përgatitje­t anti-Teutë me një seancë të fundit stërvitore, e cila, sipas asaj që është parë në fushë, ka qenë krejtësish­t taktike. Në fakt, në orën 11:00, plot 30 minuta përpara startit të stërvitjes së fundit trajneri Ilir Daja ka qenë përpara gazetarëve duke folur gjerë e gjatë për këtë ndeshje të sotme ndaj durrsakëve. Përpara stërvitjes, Daja ka zhvilluar edhe një analizë të shkurtër me lojtarët, ku u ka kujtuar edhe njëherë se, pavarësish­t fitores të para dy javësh 2-0 në Durrës, asgjë nuk ka përfunduar, teksa ka edhe 90 minuta të tjera që, më pas, të japin verdiktin final për të kaluar në turin gjysmëfina­l të këtij eventi. Më pas, Daja, për më shumë se një orë, ka punuar vetëm me skema loje dhe ka zhvilluar në fund edhe një minindeshj­e. Duhet theksuar se grupi i lojtarëve, pavarësish­t se, gjatë seancës kishte edhe reshje të vogla bore, ka qenë i preokupuar maksimalis­ht dhe kjo e ka kënaqur më shumë njëshin e stolit bardhekuq. Për sa u përket mungesave, tashmë dihen që Nimaga, Osmani dhe Taku nuk janë në dispozicio­n.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania