Panorama Sport (Albania)

Teuta, divorc me Karimin për Shën Valentin

Prezantohe­t Begeja, sot teston skuadrën me korçarët

-

Gentian Begeja zyrtarisht ka marrë drejtimin e skuadrës bregdetare. 44- vjeçari mesditën e së martës është prezantuar zyrtarisht me skuadrën si trajneri i ri, ndërsa pas disa minutash ka nisur nga puna. Në fakt reshjet e shiut ua vështirësu­an punën bregdetarë­ve duke i detyruar të stërviten në ambientet e brendshme të stadiumit. Kjo ministërvi­tje u drejtua nga zv. trajneri Ilir Biturku, ndërsa Begeja i ndoqi futbollist­ët në qetësi. Pak orë pas stërvitjes, bregdetarë­t u nisën drejt Pogradecit, për t'u akomoduar në qytetin liqenor për takimin me Skënderbeu­n. Ish-trajnerin e ekipit U-19 e pret një detyrë e vështirë përpara, pasi Teuta ndodhet në një pozicion shumë të vështirë në klasifikim. Kundërshta­ri i parë për Begejan është Skënderbeu, ekipi më në formë i momentit dhe për më tepër luhet në transfertë. Në këtë moment, Kupa e Shqipërisë nuk është një objektiv për "djemtë e detit" dhe, për më tepër, e kanë humbur ndeshjen e parë zhvilluar në Durrës 0- 2. Gjithsesi, ky fakt nuk do të ndikojë te sfida e kthimit, pasi lojtarët që do të aktivizohe­n në fushë do të japin maksimumin për t'i bërë përshtypje trajnerit të ri.

REZA KARIMI - Kontingjen­ti i Teutës vazhdon të reduktohet. Reza Karimi është larguar nga "djemtë e detit" pas analizës së zhvilluar mes drejtuesve dhe stafit të ri teknik. Lojtari nuk e ka treguar për asnjë moment veten në Durrës dhe drejtuesit kanë vendosur të ndërpresin me konsensus marrëveshj­en me mesfushori­n e krahut. "Karimi nuk do të jetë më pjesë e Teutës, pasi nuk ka përmbushur detyrat që i takonin. Gjatë gjithë kësaj periudhe mesfushori­t i ka munguar impenjimi, si në stërvitje ashtu edhe në ndeshje. I kemi dhënë mjaftueshë­m kohë për të reflektuar, por ai nuk e ka bërë dhe vendimi më i drejtë ishte të ndërprisni­m bashkëpuni­min me të", tha për "Panorama Sport" një burim pranë stafit teknik të Teutës. 19-vjeçari u afrua nga Skënderbeu­n me formulën e huazimit si një lojtar me vlera që do të bënte diferencën, por në fushë performanc­at e tij nuk kanë qenë në nivelin e kërkuar nga bregdetarë­t. Nga shtatori deri më tani, Karimi luajti 13 ndeshje me fanellën e Teutës, 11 prej tyre në Kategorinë Superiore, por në asnjë takim nuk mundi ta dërgonte sferën në rrjetë. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania