Panorama Sport (Albania)

Lici: Vllaznia, “finale” me Teutën

“Pres luftë për mbijetesën. Nëse luajnë si pjesën e dytë në Lushnjë, fitojnë edhe me durrsakët”

- ADMIR URUÇI

Vlla z n ia-Teuta konsideroh­et si një "finale" mbijetese. Pas fitores në Lushnjë, situata te kuqeblutë është optimiste për një vazhdimësi pozitive. Përballja e radhës është pikërisht me rivalin më të afërt në tabelë dhe një tjetër fitoreje do të thoshte më shumë qetësi dhe shkëputje nga zona e ftohtë. I këtij mendimi është edhe ish- kapiteni i Vllaznisë, Suad Lici, i cili në një prononcim për mediat lokale në Shkodër ka folur për fitoren e fundit të Vllaznisë, si dhe ndeshjen e radhës me Teutën, e cila do të luhet të hënën në "Loro Boriçi".

KTHESA

"Fitorja ndaj Lushnjës ka qenë tejet rëndësishm­e për ekipin tonë. Mendoj se ka pasur vlerë më shumë se tri pikë. Megjithatë, nuk do të thosha se takimi me Lushnjën është ndër më të mirët që ka zhvilluar kjo skuadër. Për mua, ekipi duhet të vijojë me lojën e pjesës së dytë të atij takimi. Vetëm nëse bën atë paraqitje në ato 45 minuta të dyta, si në Lushnjë, atëherë gjërat mund të ndryshojnë ashtu siç duhet. Vllaznia i ka mundësitë për të ecur përpara, por në këtë moment nuk ka asnjë ndeshje të lehtë për të", deklaroi fillimisht Lici, i cili me fanellën kuqeblu ka fituar dy tituj dhe një Kupë të Shqipërisë.

VAZHDIMËSI­A

Për ish-mbrojtësin, gjithnjë ndeshjet me Teutën kanë qenë të vështira për Vllazninë. "Në këtë takim nuk ka asnjë alternativ­ë për ekipin tonë, veç fitores. Përballja me Teutën nuk ka qenë asnjëherë e lehtë, por këtë herë duhet që të ketë një tjetër vlerësim dhe të kalohet me sukses. Në gjykimin tim këto 4 javë të kampionati­t janë shumë delikate për Vllazninë. Ekipi ka nevojë për

sa më shumë mbështetje sepse duke marrë rezultate pozitive, lojtarët do të jenë edhe më të qetë për vazhdimësi­në. Megjithatë, jam i mendimit që Vllaznia do ta ketë një rrugë të gjatë dhe të vështirë deri në fund të kampionati­t".

SUKAJ

Në fund Lici theksoi se skuadra duhet të shfrytëzoj­ë sa më shumë Sukajn, i cili është sulmues goli. "Skuadra duhet të luajë më shumë nga krahët, ashtu siç dhe bëri ndaj Lushnjës në pjesën e dytë. Po ashtu edhe dy qendrat e mesfushës

duhet të jenë më pranë sulmit. Nëse Sukaj furnizohet si duhet, golat nuk do të mungojnë. Prandaj them se ky sulmues duhet të shfrytëzoh­et në maksimum, pasi mund ta gjejë golin nga çdo pozicion, mjafton të shërbehet", përfundoi ish-futbollist­i.

 ??  ?? Suad Lici duke ndjekur ndeshjen Lushnja-Vllaznia 0-2
Suad Lici duke ndjekur ndeshjen Lushnja-Vllaznia 0-2

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania