Panorama Sport (Albania)

Masato Fukui, mungesa e madhe e Kamzës

Japonezi ka plotësuar numrin e kartonëve dhe nuk do të jetë ndaj Skënderbeu­t

-

Masato Fukui është mungesa e madhe e Kamzës në ndeshjen e së dielës ndaj Skënderbeu­t. Mesfushori japonez ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe nuk do të jetë në dispozicio­n të trajnerit Ramadan Ndreu në një prej sfidave më të vështira. Fukui është lojtari më i aktivizuar nga Ndreu në pjesën e parë të sezonit duke luajtur me minutazh të plotë të gjitha takimet. Në Kukës, japonezi mori kartonin e katërt të verdhë dhe tashmë është i detyruar të pushojë. Pritet që vendin e tij në krahun e majtë të mesfushës ta zërë Realdo Fili. Fieraku i ardhur nga Partizani po gëzon një formë të mirë dhe do të jetë titull ndaj korçarëve. Kamza është i vetmi ekip që ka arritur të ndalë dy herë kryesuesit, me barazime 1-1 në shtëpi dhe transfertë. SITUATA - Në Kukës, trajnerit Ndreu iu desh të improvizon­te jo pak në formacion, nisur edhe nga mungesa e mbrojtësit të majtë, Vangjel Zguro. Ky i fundit u largua në Amerikë për pak ditë me leje të klubit dhe tashmë është kthyer duke qenë i gatshëm për ndeshjen e së dielës. Krahas tij, një rikthim i rëndësishë­m është ai i mesfushori­t Bruno Arrabal, që mungoi në Kukës për shkak të plotësimit të kartonëve. Ndërkohë, dje skuadra ka marrë edhe pagën e muajit janar. Drejtuesit e klubit janë treguar edhe një herë shumë korrekt me pagesat duke shlyer çdo detyrim brenda afatit të përcaktuar. Garancia financiare është pa dyshim një prej faktorëve që ka ndikuar në ecurinë e ekipit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania