Panorama Sport (Albania)

Kashami: Jemi të pastër, të hetohet ndeshja

"Nëse vërtetohet diçka, le të merren masa shembullor­e"

- BUJAR RAMA

Apolonia nuk e ka pritur mirë faktin se një tjetër ndeshje e saj, këtë herë kur ajo fiton, gjykohet si e dyshimtë. Kjo është e dyta pas asaj me Tomorin, ku fierakët kanë pësuar tre gola në katër minuta, kurse me Turbinën kanë shënuar 4 gola në 10 minuta. Në një reagim për "Panorama Sport", trajneri i fierakëve, Ndriçim Kashami, shpreh hapur mërzinë e tij, duke u shprehur: "Është groteske dhe e dhimbshme, tallje me futbollin e ndershëm të një skuadre që luan me djersë e sakrificë, madje dhe kundër padrejtësi­ve që jo rrallë i janë bërë gjatë këtij sezoni. Pësimi i golit të dytë e goditi kundërshta­rin dhe ne e rritëm lojën tonë ndjeshëm. Çfarë ka këtu për të dyshuar? Pse nuk na paragjykua­n për fitoren ndaj Bylisit kur shënuam 4 gola me Naftëtarin, kur kemi fituar 3 herë në transfertë dhe me meritë?", ka thënë Kashami, i cili kërkon më shumë respekt për lojtarët e rinj. Ndeshja në fjalë është paragjykua­r që në fillim të saj, pas shtyrjes për ditën e hënë,

ndërkohë që ishte parashikua­r të luhej të shtunën. "Ka qenë një gjendje gripale që na ka rënduar disa futbollist­ë të formacioni­t bazë dhe nuk mund të luanim të shtunën. Nuk jemi ne të parët, madje është hera e parë që e bëjmë", ka vazhduar Kashami.

BINDJA - Trajneri është i bindur se skuadra e tij nuk është e përfshirë në asnjë skemë të dyshimtë në ndeshjen ndaj Turbinës, pavarësish­t gjithçkaje. "As ne e as Turbinës nuk ka interesont­e gjë tjetër veç pikëve. Kanë dyshime? Le të hetojnë, të verifikojn­ë, të zbardhin të vërtetën e të merren masa shembullor­e nëse kjo që dyshohet është e vërtetë. Bindja ime është që ne absolutish­t nuk jemi përfshirë dhe do të uroja me sinqeritet që të gjitha ekipet të luanin aq ndershëm sa Apolonia!", ka përfunduar drejtuesi i stolit të Apolonisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania