Panorama Sport (Albania)

Memallaj: Kishim mundësi të shënonim edhe dy gola të tjerë

-

Në të njëjtën linjë me trajnerin Kashami është edhe administra­tori i Apolonisë, Kamber Memallaj, i cili shprehet se ndeshja ndaj Turbinës ka qenë e pastër nga ana e ekipit të tij. "Apolonia ka bërë një ndeshje të drejtë si gjithmonë dhe për këtë mbajmë përgjegjës­i. Ne jemi një skuadër që promovojmë talentet e rinj dhe kemi kushtet optimale si asnjë ekip tjetër në vend për ta bërë dhe mendojmë se kemi ecur në rrugën e duhur. Të paktën rezultatet kështu thonë. Në ndeshjen ndaj Turbinës kemi kërkuar me çdo kusht fitoren për të qenë mes pesë ekipeve të para në grup dhe e kemi arritur. Në pjesën e parë ka pasur një garë të fortë nga të dyja skuadrat dhe, pasi kemi shënuar ne golin e avantazhit, miqtë kanë kërkuar me ngulm barazimin. E kanë gjetur në fillimin e pjesës së dytë dhe loja ka qenë e bukur. Por, në momentin që ne shënuam golin e avantazhit, u panë shenja presioni te skuadra e Turbinës, gjë që është normale, pasi lojtarët kërkonin një rezultat pozitiv. Por, edhe pse ndodhi kjo, ata, edhe për pak minuta pas golit tonë të dytë, kërkuan barazimin dhe me kalimin e minutave presioni iu shtua edhe më shumë dhe këtë e shfrytëzua­m ne duke shënuar edhe tre gola. Madje, Mihana dhe Dimo kanë pasur të paktën edhe dy raste të tjera të pastra që mund të shënonin, por nuk ia kanë dalë", ka mbyllur Memallaj.

 ??  ?? Memallaj gjatë prezantimi­t të Amarildo Dimos tek Apolonia
Memallaj gjatë prezantimi­t të Amarildo Dimos tek Apolonia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania