Panorama Sport (Albania)

Dëbora mbulon stadiumin, shtyhet Tërbuni-Erzeni

-

Ishte planifikua­r që sot të luhej ndeshja e ndërprerë mes Tërbunit dhe Erzenit në Pukë, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë për shkak të reshjeve të dëborës që kanë mbuluar stadiumin "Ismail Xhemali" të Pukës. "Reshjet e dëborës kanë mbuluar stadiumin dhe gjithë qytetin, por ne po shpresojmë që, deri ditën e shtunë, të pastrohet dhe ta luajmë të paktën sfidën me Burrelin në shtëpi, pasi na nevojiten të marrim pikë dhe të luajmë përpara tifozëve pukjanë. Edhe pse ishim përgatitur për ndeshjen me Erzenin, shtyrja e saj ka bërë që të ndryshojmë ritmin e përgatitje­ve", ka thënë trajneri Kreshnik Krepi. Ditmir Pema

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania