Panorama Sport (Albania)

Shkumbini luan një finale të parakohshm­e

-

Në kampin peqinas kanë filluar të bëjnë llogaritë në lidhje me ndeshjet e mbetura deri në fund të fazës së dytë, pasi, në bazë të pikëve, do të përcaktohe­t nëse Shkumbini do të jetë pjesë e pesëshes së parë, çka duket e vështirë, apo në grupin e skuadrave që do të luftojnë për mbijetesë. Në këtë kontekst, përballja e kësaj fundjave ndaj Ilirisë duket se ka marrë vlerësimin maksimal, madje sulmuesi Emilian Lluca e konsideron si një finale të parakohshm­e. "Për ne nuk ka më asnjë ndeshje, e cila nuk do të ketë vlerësim maksimal për vetë pozitat që kemi në klasifikim. Gabuam jo pak ndaj Shënkollit duke pësuar humbje të pamerituar, ndërsa tani na pret një sfidë e vështirë ndaj Ilirisë dhe duam me çdo kusht fitoren. Për ne, kjo përballje mund të konsideroh­et si një finale dhe të gjitha sfidat e mbetura të fazës së dytë do të cilësohen si të tilla", tha Lluca. Fatmir Ahmeti

 ??  ?? Pamjet nga stadiumi “Ismail Xhemali” i qytetit të Pukës i mbuluar nga dëbora
Pamjet nga stadiumi “Ismail Xhemali” i qytetit të Pukës i mbuluar nga dëbora
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania