Panorama Sport (Albania)

Elbasani gjen qetësinë në sulm, Luta i vendos objektiv vetes

-

Elbasani ka dalë me tri pikë nga transferta e vështirë e Maliqit, duke e mbyllur në këtë mënyrë fazën e parë të sezonit i vetëm në vendin e parë. Në këtë mënyrë, ecuria pozitive e elbasanasv­e vijoi edhe për këtë vit, me shpresën se, në fund të edicionit, do të ngjiten në Kategorinë e Parë. Gjatë fazës së parë, edhe pse elbasanasi­t nuk koleksionu­an asnjë humbje, hasën shumë problem në gjetjen e rrjetës. Me sa duket, për këtë fazë dhe deri në fund të sezonit, ka marrë fund edhe problemi i golave. Rikthimi i sulmuesit Shamet Luta pas dënimit, me dy rrjeta të realizuara përballë Maliqit, duket sikur ka rikthyer qetësinë në kampin verdheblu. Para pak javësh, në një prononcim për "Panorama Sport", sulmuesi elbasanas bëri një premtim, atë të shënimit të mbi dhjetë golave. Ai i qëndron sërish këtij premtimi, por me kushtin që Elbasani të sigurojë ngjitjen. "Unë vijoj t'i qëndroj premtimit se do të shënoj mbi dhjetë gola në këtë fazë dhe më vjen mirë që e kam nisur ashtu si duhet këtë vit. Kishim një ndeshje të vështirë në Maliq, por skuadra gjeti forca dhe tregoi se e meriton vendin e parë dhe ngjitjen në Kategorinë e Parë. Megjithatë, kjo fitore nuk duhet të na çojë në vetëkënaqë­si, pasi mbetet edhe një fazë për t'u luajtur. Besoj se me grupin që kemi krijuar këtë sezon kemi shanset më të mëdha për t'u ngjitur. Sa u përket golave, pranoj të mos e arrij synimin e dhjetë golave, me kushtin që të ngjitemi", u shpreh në prononcimi­n e tij për gazetën sulmuesi elbasanas. Vladimir Mema

 ??  ?? Renato Hyshmeri dhe Shamet Luta
Renato Hyshmeri dhe Shamet Luta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania