Panorama Sport (Albania)

Trepikësh me detyrim, Besëlidhja drejt misionit të pamundur

Këtë fundjavë lezhjanët përballen me kryesuesit

-

Lezhjanët kanë zhvilluar seancën e djeshme stërvitore në kalçeto për shkak të reshjeve të shiut. Java e ardhshme rezervon një tjetër sfidë të vështirë për skuadrën e drejtuar nga Gledis Lani, pasi përballë do të kenë Kastriotin kryesues. Portieri shkodran, Samet Bajri, i cili ka marrë vendin e titullarit, në një prononcim për "Panorama Sport" është shprehur: "Duke e lënë pas atë çka ka kaluar, tani i gjithë përqendrim­i është te përballja ndaj Kastriotit që do ta luajmë në fundjavë në Lezhë, një sfidë që ka peshë dhe përgjegjës­i për ne, pasi është edhe kufiri ku ndahet mbijetesa në pesëshen e parë që na duhet ta sigurojmë. Ditët që kemi në dispozicio­n po i shfrytëzoj­më maksimalis­ht për të marrë motivimin maksimal brenda kapacitete­ve tona për të qenë sa më në formë përballë Kastriotit kryesues, pasi jemi të vendosur për t'ua kthyer buzëqeshje­n lezhjanëve. Ndonëse përballë kemi Kastriotin kryesues, për Besëlidhje­n që di të rikuperojë dhe të bëjë autokritik­ë reale në teren nuk është ndonjë problem i pakalueshë­m dhe për këtë jam optimist", ka thënë Bajri. Forma e lojtarëve në prag të kësaj ndeshjeje paraqitet pozitive dhe ata kanë premtuar se do të bëjnë më të mirën e tyre në një takim ku trepikëshi është me detyrim. Preng Gjikola

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania