Panorama Sport (Albania)

Kuka ndihet i sigurt: Kam mbrojtjen më të mirë

-

Pas fitores të së dielës ndaj Dinamos, Kastrioti e ka thelluar diferencën e ndjekësit dhe po udhëheq me meritë grupin A, i shkëputur me 12 pikë nga vendi i dytë. "Pas minifazës përgatitor­e që zhvilluam, mendoj se jemi rikthyer akoma më të fortë, ku vetëm në 2018-ën kemi marrë 3 fitore të merituara dhe të dominuara plotësisht. Personalis­ht ndihem me fat për mbrojtjen e Kastriotit, pasi janë të gjithë lojtarë me kualitet dhe të gjithë kanë luajtur në Superiore, dhe çdo portier do e kishte zili të kishte një mbrojtje të tillë. Sa i takon ecurisë, edhe pse jemi +12, nuk do të thotë se jemi ngjitur, pasi dhe kjo shkëputje ka anën e saj negative, prandaj duhet të jemi gjithmonë me "këmbë në tokë" sepse pas përgjysmim­it janë vetëm 6 pikë avantazh. Mendoj që jemi të përgatitur për çdo kundërshta­r sepse kemi mësuar nga humbja e pësuar në Rrogozhinë. Sa i takon ndeshjes së radhës, është një tjetër finale për ne që vlen tri pikë", është shprehur portieri Klajdi Kuka. Liridon Pasha

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania