Panorama Sport (Albania)

“Tiranës s'i duhen arbitrat”

"Rezultati më i drejtë do të ishte barazimi, por futbolli i tillë është"

- ERIS SYLYKU

Autori i golit të vetëm të Tomorit përballë Tiranës, Florian Kopaçi, ka thënë se skuadra e tij ka humbur për shkak të disa episodeve absurde të gjyqtarit, që në fund të takimit sollën dhe atë rezultat. Mesfushori u shpreh i zhgënjyer pas asaj sfide, ku u ndëshkua edhe me kartonin e dytë të verdhë për shkak të protestave. Në një intervistë për "Panorama Sport", Kopaçi tregon çfarë ka komunikuar me arbitrin.

Arritët të shënoni golin e barazimit për Tomorin, por ju vjen keq që në fund ekipi juaj humbi?

Normalisht që më vjen keq. Nuk jam aspak i lumtur që ndeshja përfundoi me rezultatin 3-1. Si çdo sfidë tjetër ishim shumë pranë rezultatit pozitiv, madje dhe barazuam, por Tirana është një skuadër shumë e fortë dhe këtë e ka treguar në çdo sfidë. Mendoj se rezultati më i përshtatsh­ëm do të ishte barazimi. Ne gabuam po aq sa Tirana, por futbolli kështu është.

Në fund të pjesës së parë keni dalë me kartonin e dytë të verdhë nga loja për shkak të protestave. Mund të na e qartësoni disi këtë episod?

Protesta ime nuk ishte aspak për kartonin e dytë të verdhë, por me sa duket gjyqtari ashtu e mendoi dhe ashtu bëri. Përkundraz­i, unë as që e kam ofenduar. Thjesht i kam thënë që nuk ishte e nevojshme ndihma e tij për Tiranën sepse ata kanë një skuadër që mund të fitojnë vetë. Dhe për rastin e penalltisë i kam thënë që nuk ishte penallti. Kaq kam folur me gjyqtarin, por se kuptoj atë vendim të tij.

Ju vjen keq që dolët aq shpejt nga loja?

Normalisht. Mund të kishim bërë gjëra të mëdha nëse skuadra do të kishte lojtarët e plotë në lojë. Në futboll funksionon kështu: Nëse luan me një lojtar më pak, demoralizo­hesh dhe bie ndjeshëm intensitet­i i lojës. Megjithëse ekipi në këtë duel dëshmoi komplet të kundërtën.

Ndeshja e radhës ndaj Apolonisë...

Në fakt, do të doja shumë të isha prezent në këtë takim. Është një sfidë e rëndësishm­e dhe duhet vlerësuar maksimalis­ht. Skuadrës i duhet medoemos fitorja dhe besoj se gjithçka do të jetë e arritshme nëse përmbushen të gjitha detyrat me sukses. Me vjen shumë keq që nuk do të jem fizikisht në fushë ndaj Apolonisë, por ju siguroj që me shpirt jam aty dhe do ta mbështes ekipin nga shkallët e tribunës.

Rrezikojnë objektivat pas dy humbjeve radhazi?

Aspak! Tomori thuajse i ka përmbushur ato dhe nuk e vuajmë fare këtë pjesë. Na duhet fitorja ndaj Apolonisë dhe Ilirisë në fushën tonë dhe gjithçka është sipas detyrave që na kanë vënë drejtuesit e klubit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania