Panorama Sport (Albania)

Krutanëve u mjafton një gol për t'iu larguar fundit

-

Krutanët e "vegjël" të U-17 kanë arritur të marrin ditën e djeshme një fitore të rëndësishm­e ndaj Spartakut, e cila i largon nga fundi i tabelës. Në një ndeshje të zhvilluar në stadiumin "Kastrioti", 17vjeçarët që drejtohen nga Avni Çupi zhvilluan një lojë të bukur dhe pjesa e parë ishte e balancuar dhe përfundoi me rrjeta të paprekura, edhe pse të dyja skuadrat janë munduar që të gjejnë rrugën e rrjetës. Minutat e para të pjesës së dytë kanë qenë një fotokopje e së parës, megjithatë këmbëngulj­a e ekipit vendës ka bërë që në minutën e 77-të, Idriz Picorri të gjejë rrugën e rrjetës dhe t'i japë triumfin skuadrës së tij. Miqtë, edhe pse janë munduar që të barazojnë shifrat në minutat e mbetura të takimit, nuk ia kanë dalë një gjëje të tillë. Liridon Pasha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania