Panorama Sport (Albania)

Presidenti i FIFA-s, letër për Dukën: Urim për ju dhe Komitetin

-

Armand Duka deklaroi se në përfundim të zgjedhjeve ka biseduar në telefon me presidenti­n e UEFA-s, si dhe me atë të FIFA-s. Pas kreut të UEFA-s, z.Aleksandër Ceferin, dje është publikuar nga FSHF edhe urimi i presidenti­t të FIFA-s, Xhani Infantino, i cili përcjell në emër të tij dhe të institucio­nit të futbollit botëror urimet për rizgjedhje­n e Dukës në krye të FSHF-së për katër vitet e ardhshme. Në letrën e tij, Presidenti i FIFA-s, Infantino, shkruan: "I dashur Armand! Kam kënaqësinë që t'ju përgëzoj ngrohtësis­ht për rizgjedhje­n tuaj si President i Federatës Shqiptare të Futbollit, për një mandat të pestë drejtues për periudhën 2018-2022. Gjithashtu ju lutem, përcilli urimet e mia edhe të gjithë kolegëve tuaj, anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, të zgjedhur së bashku me ju. Ju uroj ju dhe skuadrës tuaj sa më shumë fat, forcë dhe çdo sukses për të gjitha sfidat që keni përpara! Mbetem në pritje t'ju shoh sërish dhe t'ju uroj personalis­ht. Përqafime! I Juaji, Xhani Infantino", shkruhet në letrën e kreut të FIFA-s.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania