Panorama Sport (Albania)

Suela Mëhilli garon sot dhe nesër

-

Skiatorja shqiptarë nuk ka zhvilluar ende garën e saj në pritje të ditës së kategorisë ku ajo merr pjesë. Suela Mëhilli do të marrë pjesë më 14 shkurt në "Sllallom" dhe më 15 shkurt në "Sllallom Gjigant". Lidhur me përgatitje­t e tyre, ata janë shprehur për mediat shqiptare: "Sot provojmë pistën e garës, bën shumë ftohtë, por pista duket mirë. Nesër (sot) kemi garën, shpresoj që të bëjmë sa më mirë", thotë 24vjeçarja. "Koha këtu është shumë e bukur. Gara e "Sllallomit Gjigant" do të jetë teknike, pasi pista është e pjerrët. Suela është stërvitur mjaft mirë, shpresojmë te një paraqitje shumë të mirë dhe një rezultat të kënaqshëm", thotë trajneri i Mëhillit, Marko Teroni.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania