Panorama Sport (Albania)

Golden Stejt stampon kreun

Në Perëndim OK edhe Klipers e Çikago, ndërsa Spërs humbasin

- Përgatiti: ABDULLA DUSHKU

Golden Stejt Uar riors ka realizuar fitoren e radhës që është dhe fitorja e 45 këtë sezon në NBA. Skuadra kampione triumfoi 129- 83. Ka qenë një ndeshje e komanduar nga basketboll­istët e skuadrës vendëse. Stefan Kërri me 22 pikë ishte shënuesi më i mirë, i mbështetur nga Kaspi, autor i 19 pikëve dhe 10 topave në tabelë, ndërsa 29 pikët e Pejton për miqtë mbetën vetëm për statistikë. Gjithçka e lehtë ishte për Uarriorsit, të cilët i "harxhuan" Sëns në "Oracle Arena" për ta mbyllur lojën me epërsi mbresëlënë­se prej +46. Kanë festuar edhe Klipers, të cilët e harruan "rrëshqitje­n" ndaj "Sixers" për të vrapuar përpara drejt fitores së katërt në pesë ndeshjet e fundit në parketin e Nets 114-101. Humbja e dytë radhazi për San Antonio, që u mund në sekondat e fundit 101-99 nga Jutah Xhaz, sfidë ku herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra. Mitshell me 25 pikë ishte shënuesi më i mirë për Xhaz, ndërsa për Spërs nuk mjaftuan 15 pikë e 15 topa në tabelë të Pau Gasol. Jutah Xhaz e mposhtën San Antonion dhe me këtë rast e regjistrua­n fitoren e dhjetë radhazi falë pikëve vendimtare të "Rookie" të mrekullive, Donovan Mitshell, i cili e vendosi lojën në

gjuajtjen finale. Ndërkohë Filadelfia ka mposhtur Nju Jorkun 108-92 dhe e shijoi fitoren e katërt radhazi falë dyshifrori­t të trefishtë të TJ Mek Konill. Fitores i janë gëzuar edhe Bulls kundër Orlandos 105- 101, në një takim me emocione në minutat e fundit. Markanen me

21 pikë bëri diferencën në fushë. Moment i mirë për Klipers, që mundi 114- 101 Bruklin jashtë fushe, me Lou Uilliams që realizoi 20 pikë, më i miri në parket për miqtë. Pa probleme fiton edhe Nju Orlins, që mundi 118-103 Detroitin (Dejvis 38 pikë e 10 topa në tabelë).

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania