Panorama Sport (Albania)

PIKANTE

-

15 mijë kokrra vezë për delegacion­in norvegjez: Në sport ke nevojë për energji që të triumfosh dhe, kur stërvitesh shumë, ato shpesh mungojnë. Ndaj, një ushqim i shëndetshë­m është i rëndësishë­m për të shkuar te fitorja. Por, delegacion­i olimpik norvegjez, pasi ka mbërritur në Korenë e Jugut, është surprizuar. Në vend të një porosie prej 1,500 vezësh i ka mbërritur një ngarkesë 10 herë më e madhe, me 15 mijë kokrra vezë. Dhe, duke parë numrin e delegacion­it olimpik norvegjez, që në total është prej 121 persona ( sportistë, trajnerë dhe staf), kjo shifër e vezëve është vërtet e madhe (124 vezë për person), ndërkohë që Olimpiada zgjat vetëm dy javë. Kjo ka ardhur nga një gabim teknik gjatë porosisë duke shtuar një "zero" më shumë.

Marcel Hirsher shkruan historinë, fiton medaljen e parë të artë olimpike: Kampioni austriak, Marsel Hirsher, pas 120 podiumeve në Kupën e Botës, 55 fitoreve dhe 6 titujve, pas 3 medaljeve të arta në Kampionate­t Botërore dhe një argjendi në Olimpiadë, më në fund ia doli mbanë të fitojë edhe një medalje të artë në Lojërat Olimpike. Legjenda e garave me ski triumfoi dje në disiplinën e "të kombinuarë­s" sllallom dhe supergjiga­nt në "Pyeong Chang 2018", duke dominuar në pistë në të dyja zbritjet. Ai dha kohën e përgjithsh­me 2'06"52.

Dopingu: Kei Saito, 21 vjeç japoneze, ka dalë pozitiv me doping.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania