Panorama Sport (Albania)

De Shiljo akuzon: U tërhoqëm shumë shpejt

-

"E dinim që do të kishte qenë një ndeshje e vështirë, sepse ata janë fizikisht shumë të fortë, por ne gabuam vetë, fatkeqësis­ht". Matia De Shiljo analizon gabimet e bëra ndaj Totenhemit. Për mbrojtësin, nuk ishin anglezët që merituan, por ishte Juventusi që u "vetëvra". "Pas avantazhit të shpejtë të dyfishtë, nuk e kuptoj arsyen pse u tërhoqëm aq shumë, duke u lënë shumë fushë kundërshta­rëve. Ky ishte një gabim që duhej ta kishim shmangur në çdo mënyrë. Na vjen keq, sepse e kishim fitoren në dorë, madje mund ta kishim rikthyer sfidën, edhe me penalltinë e gabuar. Por nuk kemi kohë që të qajmë. Kemi ende ndeshjen e kthimit. Në 'Uembli' duhet të jemi Juventusi i 10 minutave të parë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania