Panorama Sport (Albania)

Dibala, miliona edhe nga PSG-ja

-

Paulo Dibala dhe Juventusi duket një aventurë që do të përfundojë në verë. Të paktën kjo është garancia që ofron media spanjolle, e cila thekson se ndaj argjentina­sit presioni sa vjen e shtohet dhe jo më kot dëmtimet, forma paksa në rënie, por edhe pakënaqësi­të e shfaqura brenda dhe jashtë fushe, kanë lidhje me ofertat faraonike nga jashtë. Përveç spanjollev­e Barcelona dhe Real Madrid, në garë qëndron edhe Mançester Junajtid. "Por kujdes, - nënvizon 'fichajes.net'. - Në lojë është futur edhe PSG-ja, e cila është gati të bëjë çmendurinë e radhës".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania