Panorama Sport (Albania)

"Vuajtëm ritmin e Totenhemit, por ia dalim"

-

Federiko Bernardesk­i pa për dy herë me radhë portierin Hugo Loris që t'i mohonte golin, në fillimin e pjesës së dytë, por sulmuesi i Juventusit është i bindur se, pavarësish­t barazimit, në Londër, ai dhe shokët e tij mund t'ia dalin. "Nuk e kishin fajin dy golat e shpejtë që shënuam, sepse bëmë një ndeshje të madhe, përballë një skuadre po aq të madhe, por barazimi 2-2 është shumë i hidhur për ne, duke parë sesi e nisëm sfidën. Gjithsesi, asgjë nuk ka mbaruar, edhe pse dihet që golat në fushën kundërshta­re vlejnë jo pak. Edhe ne kemi armët dhe cilësitë për të shkuar në Londër, për të shënuar dhe për të fituar. Në disa raste vuajtëm ritmin e Totenhemit, por është normale".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania