Panorama Sport (Albania)

"Duhej të kishim përdorur muskujt më shpejt"

-

Rodrigo Bentankur zëvendësoi Sami Khedirën dhe mesfushori uruguaian nuk është aspak i kënaqur nga ndeshja që ai dhe shokët e tij bënë, sidomos në fundin e pjesës së parë dhe në të dytën. "Totenhemi është një ekip që duhet përballuar me muskuj. Ne u treguam të zotët që kaluam në 2-0 shumë shpejt, por më pas vazhduam që të bënim të njëjtën lojë. Këtu gabuam, duhej të kishim përdorur më shumë muskujt tanë, siç bënë ata me ne, edhe pse ishin në disavantaz­h. Duhet të kishim thyer vazhdimësi­në e lojës së tyre me faulle. E dinim që, nëse i lë fushë Totenhemit, ata të godasin keq, por gjithçka gabuam në Torino do ta korrigjojm­ë në Londër", u shpreh 19-vjeçari i Juventusit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania