Panorama Sport (Albania)

BAZELI

-

VACLIK 5 - I gozhduar në tokë në golin e dytë të Bernardo Silvës dhe nuk shikon edhe goditjen e Agueros te goli i tretë (ku nuk hidhet fare). Reagon pjesërisht ndaj Gyndoanit në pjesën e dytë.

LANG 4.5 - Nuk arrin kurrë ta kapë Sterlingun që shijon shumë hapësirë në krahun e tij.

XHAKA 5 - Eksperimen­ti i Vikit për ta zbritur në linjën me 5 mbrojtës dështon pas 22 minutash. Shumë më dinamik kur luan në mesfushë.

LËKRUA 5.5 - Provon të bëjë diçka më shumë në më shumë se një rast, por topat nga anët e tij vijnë nga të gjitha anët dhe nuk mund të bëjë asgjë.

SUÇI 5 - Mbyll vonë në goditjen e Agueros (3-0). Edhe ai përfundon në asfiksinë e lojtarëve të Sitit.

RIVEROS 4.5 - Bernardo Silva bën atë që do nga anët e tij. Shumë i dobët markimi i portugezit në rastin e golit të dytë.

ELIOUNUSI 5 - Mbrojtës i shtuar që nga fillimi, por nuk duket kurrë në avancimet e skuadrës kur rikuperon topin (Nga 86', BUA PA NOTË).

FRAI 4.5 - Humbet Gyndoanin në rastin e golit të parë të Sitit. Për pjesën tjetër, humbet të gjitha duelet në mesin e fushës.

SEREI DIE 4.5 - Vlen e njëjta gjë për Dienë si për Frain. Nervoz kur, në fund të pjesës së parë, i vërshëlleh­et një faull ndaj energjikut De Brujne

SHTOKER 5 - Ka meritën që provon mbi të gjitha në 15 minutat e para, kur mbrojtja e Sitit është ende e shpërqendr­uar. Pastaj shuhet edhe ai me të tjerët (Nga 73' AJETI, PA NOTË).

OBERLIN 6 - Për të mund të ketë edhe një gjysmëpena­llti të mosakordua­r në topat e parë të ndeshjes. Bën gjëra të mira, por ka edhe momente naive. Është 20 vjeç dhe meriton një notë të mjaftueshm­e për atë që na bëri të shohim. TRAJNERI VIKI 5 - Diga e ngritur nga ai funksionoi vetëm pak minuta. Pastaj futi ujë. Por cila mbrojtje nuk do ta bënte me superskuad­rën që ka ndërtuar Guardiola?!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania