Panorama Sport (Albania)

"Nuk na falet po t'i tolerojmë në shtëpi"

-

Kapiteni i Mançester Sitit, Vinsent Kompani, kërkon një goleadë edhe në sfidën e kthimit në Mançester më 7 mars. "Nëse luajmë një ndeshje si kjo edhe në 'Etihad' dhe në fund fitojmë 3-2 apo barazojmë 2-2, kjo nuk do të na lërë një shije të mirë. E treguam se ishim skuadra më e mirë dhe për shkak të mungesës së motivimit nuk mund të ndodhë që të mos bëjmë të njëjtën paraqitje edhe në shtëpi", tha qendërmbro­jtësi. "Fusha ishte pak e vështirë sepse ishte pak ftohtë. Me të tilla kushte mendon se do të jetë e vështirë në një ndeshje Champions-i, por ne ia dolëm shumë mirë. Luajtëm ndaj një skuadre që mbrohej me 5 veta. Ata janë pak të ngjashëm me Çelsin për mënyrën sesi dalin në sulm dhe një skuadër me 4 mbrojtës zgjatet për t'i ndjekur, por ne ia dolëm mirë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania