Panorama Sport (Albania)

MAN. SITI

-

EDERSON 6.5 - Disa dalje jo nga ato që jemi mësuar në minutat e para. Por është sidoqoftë efikas. Në pjesën e dytë tregon se është edhe ai në fushë, duke pritur një goditje të Eliounusit.

UOKER 6.5 - I dedikohet më shumë pjesës së mbrojtjes. Ngre murin ndaj Riverosit, duke fituar të gjitha duelet e lojtarit të krahut të Bazelit.

KOMPANI 6.5 - I pakapshëm në sulmet e rralla të zviceranëv­e. I ngathët në minutat e para të ndeshjes, pastaj merr edhe kapiteni pjesë në qarkullimi­n e topit të skuadrës. OTAMENDI 6 - Surprizohe­t disa herë nga Shtokeri në fillim të ndeshjes. Pastaj rifiton përqendrim­in dhe bën një ndeshje të kujdesshme.

DELF 6.5 - Mesfushori i shtuar i Sitit kur skuadra sulmon dhe bie në sy për krosimet e shkëlqyera kur zbret nga korsia e majtë.

FERNANDINJ­O 7 - Ndeshje fantastike e braziliani­t. Fiton një numër të pafund topash, duke thyer menjëherë aksionet dhe dhuruar qetësi skuadrës së tij.

BERNARDO SILVA 7 - Asfalton Riverosin me shpejtësin­ë e tij. Shënon edhe golin e dytë me bashkëpuni­min e Vaclik. DE BRUJNE 7 - I ëmbël krosimi i tij, nga ku lind goli i parë i Gyndoanit, gjithnjë një rrezik për mbrojtjen e Bazelit (Nga 63', DAVID SILVA 6.5 - Edhe ai shumë aktiv në qarkullimi­n e topit dhe i jep shpejtësi aksionit). GYNDOAN 8 - Zhbllokon rezultatin me një goditje të saktë me kokë. Shënon edhe golin e fundit të mbrëmjes me një gjuajtje delikate fluturimth­i që nuk i lë shans Vaclikut. STERLING 6.5 - Avancon shpesh në të majtë, duke tërhequr vëmendjen e mbrojtjes helvete. Kërkon dialogun me Agueron (Nga 59', SANE 6 - Nuk hyn mirë në lojë, duke gabuar shumë. Por nga ai mjafton që është rikthyer 5 javë përpara parashikim­eve, sepse formën do ta fitojë shpejt). AGUERO 7 - Në dyluftimet e tij një kundër një arrin të gjejë shpesh pasqyrën e portës. Merr pjesë edhe argjentina­si në festivalin e golave, duke firmosur të tretin (Nga 87', DANILO, PA NOTË).

TRAJNERI GUARDIOLA 7 - Të tria fitoret e Sitit me 4 gola në këtë kompeticio­n kanë ardhur me arkitektin katalanas në stol, ndërsa dy humbjet më të rënda në shtëpi në Champions për Bazelin kanë ardhur nga skuadrat e spanjollit. Ju mjafton kaq për të kuptuar se çfarë gjeniu është ky trajner?!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania