Panorama Sport (Albania)

Viki "Këta vijnë nga një tjetër planet"

-

Rafael Viki pranon supremacin­ë e Sitit dhe thotë se kjo skuadër vjen nga një tjetër planet: "U desh të ishte një natë e përsosur dhe nuk ishte perfekte. Gyndogan ka gjatësinë time dhe ai shënon me kokë", tha trajneri i Bazelit, i cili kritikoi edhe lojtarët e tij për dy golat e parë të anglezëve: "Ekziston një mundësi që Oberlini të kthehet, por ai nuk e bëri si në rastin kundër Benfikës". Megjithatë, 40-vjeçari refuzon që dënojë skuadrën e tij: "Nuk ishim të trembur. U përpoqëm të ushtrojmë presing, por është e vështirë t'ia bësh kësaj skuadre. Këta vijnë nga një tjetër planet. Unë kam parë një Bazel që kishte dëshirë dhe kjo është ajo që mbaj mend. Shanse përmbysjej­e në 7 mars? Ne duhet vetëm të fitojmë përvojë për sezonin e ardhshëm".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania