Panorama Sport (Albania)

Ja cilat janë klubet që kanë arkëtuar më shumë nga Champions-i

-

Që prej ndryshimit të formatit nga Kupa e Kampioneve në Ligën e Kampioneve ( Champions League) në sezonin 1992-1993 u shtua numri i klubeve pjesëmarrë­se dhe rrjedhimis­ht edhe i ndeshjeve. Natyrisht ajo dha edhe efektet në marketing dhe të drejtën televizive. Fituesi i parë e edicionit të ri të Ligës së Kampioneve, Marseja, arkëtoi 3.8 milionë euro. Në sezonin e dytë, Milani përfitoi 6.1 milionë euro. Ndërkohë që ato janë shifra të pakrahasue­shme me atë çka fitoi Reali, pasi triumfoi në edicionin e fundit. Gjatë sezonit të fundit 2016-17, UEFA akordoi 1.3 miliardë euro për klubit nga 2.35 miliardë që arkëtoi. Dhe Reali është në krye të klubeve që ka përfituar më shumë nga bonuset e qeverisë europiane të futbollit (689.9 milionë euro në total) gjatë gjithë epokës Champions, kur e ka ngritur trofeun 6 herë. Në vend të dytë renditen gjermanët e Bajernit me 673.4 milionë dhe podiumin e plotëson Barcelona me 636.2 milionë. Pesëshja e parë vijon me Juventusin (605.2 milionë euro) dhe Mançester Junajtid (568.1).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania