Panorama Sport (Albania)

Pep: Jemi në çerekfinal­e

“Rezultat i shkëlqyer, jemi në pozicion të mirë në të gjitha garat ”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Pep Guardiola e pra non. Skuadra e tij mund të quhet tashmë çerekfinal­istja e parë e këtij edicioni të Ligës së Kampioneve. Mançester Siti arriti fitoren e 34-ët në të gjitha kompeticio­net këtë sezon, një më shumë sesa gjithë totali i sezonit të shkuar. “Është një rezultat i shkëlqyer. Jemi pothuajse në çerekfinal­e. Liga e Kampioneve zgjat gjithnjë 180 minuta dhe ne do ta marrim ndeshjen e kthimit shumë seriozisht, por është një rezultat i shkëlqyer”, tha pas ndeshjes trajneri katalanas.

“POKER” TROFESH Përpara ndeshjes, ai kishte thënë se objektivi i “qytetarëve” do të ishte pikërisht kualifikim­i në ¼-at këtë sezon, por

ai ka plane të mëdha me këtë skuadër që po bën një sezon fantastik: “Jemi ende në shkurt dhe në Premier Ligë jemi në një pozicion të shkëlqyer dhe jemi thuajse në çerekfinal­e. Jemi në finalen e Kupës së Ligës dhe të hënën kemi mundësinë për të arritur edhe në çerekfinal­et e

Kupës FA. Por do t’i marrim të gjitha ndeshjet një e nga një”. Humbja e fundit në shtëpi në Ligën e Kampioneve ka qenë një 4-0 me Bajernin, kur gjermanët iu dorëzuan Realit të Karlo Ançelotit, por Bazeli nuk është Reali dhe vetëm një çmenduri mund të ndodhë që zviceranët të përmbysin në “Etihad”, aq sa detyrojnë edhe një trajner të kujdesshëm si Guardiola që të pranojë se skuadra e tij mund të quhet tashmë e kualifikua­r.

GYNDOAN - Tekniku vlerësoi edhe Gyndoanin dhe Vinsent Kompaninë: “ Ilkai është një lojtar i shkëlqyer. Sezonin e shkuar na mungoi shumë, 6 muaj, prandaj jemi shumë të kënaqur me paraqitjen e tij. Jo vetëm për golat, por edhe për cilësinë dhe personalit­etin e lojës. Ai luajti në mënyrë fantastike. Kompani? Ai është një futbollist që i pëlqen të mbrojë dhe e ka këtë kualitet. Bëri një ndeshje të mirë”.

INFERMIERI­A – Dhe fakti që Mendi dhe Zhezus do të rikthehen së shpejti, e bën optimistë trajnerin për të ëndërruar një “poker” trofesh: “Përveç Benxhamini­t dhe Gabrielit, të cilët rikthehen së shpejti, e kemi të gjithë skuadrën në dispozicio­n dhe mund t’i përdorim të gjithë futbollist­ët në të gjitha kompeticio­net. Jemi në çdo garë në pozicion shumë të mirë, por duhet t ’ i marrim ndeshjet një e nga një”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania