Panorama Sport (Albania)

Klop: Porton duhet ta mundim me zemër

-

Porto nuk e ka mundur kurrë Liverpulin në 4 përballjet që kanë pasur me njëra-tjetrën. Por në "Dragao", skuadra e Serxho Koinsesaos, e cila ka regjistrua­r 2 barazime dhe 2 humbje ndaj 5 herë kampionëve të Europës, do të kërkojë të marrë një rezultat pozitiv për ta lënë të hapur diskutimin e kualifikim­it në ndeshjen e kthimit në "Anfield". "Dragonjtë" nuk mposhten në shtëpinë e tyre në kampionat këtë sezon (në 14 ndeshje kanë fituar 12) dhe janë mundur vetëm njëherë në kupë (me penallti përballë Sportingut të Lisbonës). Por, skuadra e Jyrgen Klopit, që nuk arrinte në 1/8-at e kompeticio­nit prej 9 vitesh, është e uritur për të shijuar edhe njëherë lavdinë europiane.

KLOP - "Kjo është ajo që ëndërronim verën e shkuar dhe tani jemi këtu. Jemi mes 16 skuadrave më të forta të Europës. Duhet të marrim një rezultat këtu sepse besojmë në ' Anfield'. Stadiumi ynë është një vend që vendos rezultatin e ndeshjes. Por, që të jemi në këtë situatë, duhet të marrim një rezultat të mirë në Porto. A na tremben portugezët neve? E vërteta është se askush nuk do të luajë kundër Portos. Duhet të bëjmë kujdes, sepse janë një skuadër e fortë fizike, e organizuar dhe me një plan. Ndeshjet nuk i fiton sistemi, por zemra e lojtarëve".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania