Panorama Sport (Albania)

"Dashuria në Madrid përfundoi"

-

Një kërcënim më shumë për Realin e Madridit është Angel Di Maria, i cili po kalon një formë të shkëlqyer dhe rikthehet në "Bernabeu" si rival. Ka bërë histori me Realin, por thotë se dashuria në Madrid përfundoi dhe nuk do të pendohej nëse në këtë merkato do të zgjidhte Barcelonën. "Nuk do të kishte asnjë problem nëse firmosja me Barcelonën. Historia dhe dashuria ime me Realin përfundoi në momentin kur u largova dhe e mbylla ciklin tim. Ndeshja? E dimë që do të jetë e vështirë, por PSG-ja ka forcë për të thyer çdo kundërshta­r. Ndoshta s'jemi favoritët, por kemi shanse të shumta për të triumfuar", ka thënë argjentina­si.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania