Panorama Sport (Albania)

Sfidohen 2 fitues, Madridi "blindohet" me 1800 policë

-

Mbi 1800 policë do të jenë të angazhuar mbrëmjen e sotme në Madrid për të ruajtur rendin dhe qetësinë për ndeshjen e madhe mes Realit dhe PSG-së. Ditën e djeshme, ata kanë bërë publik planin e masave për mbarëvajtj­en e këtij dueli që, përveçse përplas dy ekipe të forta, vë përballë edhe dy trajnerët më fitues të dy viteve të fundit. Gazeta "AS" shkruan se Zinedin Zidan dhe Unai Emeri janë dy trajnerët që kanë ngritur më shumë trofe që nga janari i vitit 2016, kohë kur Zidan u ul në stolin e Realit. Zidan ka arritur të fitojë 8 trofe, ndërsa Emeri 5. Zizu numëron: 2 Champions, 2 Superkupa Europe, 2 Botërorë Klubesh, 1 kampionat spanjoll dhe 1 Superkupë Spanje, ndërsa Emeri ka fituar: 1 Europa Ligë me Sevijen, 1 Kupë France, 1 Kupë Lige në Francë dhe 2 Superkupa të Francës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania