Panorama Sport (Albania)

Benzema luan shansin e fundit

Naço zëvendëson Karvahalin, “duel” Diarra-Lo Selso

-

Zinedin Zidan do t'ia besojë ndeshjen e sotme 11-shes klasike me BBC-në në sulm, e cila nxjerr jashtë loje mesfushori­n Isko. Trajneri i Realit do t'i japë sërish besim sulmuesit Benzema, i cili ka shansin e fundit për të bindur tifozët dhe drejtuesit madrilenë. Ndryshe nga ndeshja e fundit, ku provoi vetëm Krosin dhe Modriçin përpara mbrojtjes, këtë herë duket se Kasemiro është i pazëvendës­ueshëm duke formuar treshen e mesfushës me dy të mësipërmit. Mungesa e vetme e Realit në këtë ndeshje është Karvahal, i cili është pezulluar dhe do të zëvendësoh­et nga Naço, që ka një duel të vështirë me Nejmarin. Nga ana tjetër, Unai Emeri ka vetëm një dilemë në repartin e mesfushës, pasi në sulm Kavani është rikthyer i gatshëm dhe bashkë me Nejmarin e Mbapenë do të provojnë të thyejnë mbrojtjen madrilene. Di Maria është në pikëpyetje, por mund të aktivizohe­t në mesfushë. Megjithatë, mediat shkruajnë se argjentina­si do të jetë "asi nën mëngë" për pjesën e dytë. Tiago Mota është lënë jashtë për këtë ndeshje, ndërsa Lasana Diarra dhe i riu Lo Selso janë në balotazh me njëritjetr­in. Pjesa tjetër e mesfushës përbëhet nga Verrati dhe Rabio, ndërsa mbrojtja me Alveshin, Markuinjos­in, Tiago Silvën dhe Kurzavën që qëndrojnë përpara Areolës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania