Panorama Sport (Albania)

Obamejang 4pickon4 Milanin: Ishin në gjumë5 u 6gjuan 7onë...

Mesazh i sulmuesit gabonez, që këmbëngul me konceptin

-

"Milani ka fjetur…": e përsërit Pier Emerik-Obamejang. Gjatë merkatos së verës që kaloi edhe sulmuesi gabonez shpresoi një rikthim te kuqezinjtë, në klubin që besoi tek ai përpara të gjithëve, por që, më pas, e la të largohej ( ndoshta) shumë shpejt. Në sezonin 2007-' 08 kalimi te milanezët, më pas huazimet dhe shitja përfundimt­are te St. Etien në 2011- ën: 398 paraqitje dhe 198 gola në nivel klubesh, plus 23 në 56 paraqitje me fanellën e Gabonit. Mesatare prej një goli çdo dy ndeshje dhe gjysma e Europës në këmbët e tij. RAST I HUMBUR - Më 13 gusht, Pier i dha mesazhin e parë ish- skuadrës së tij: "Milan? Dua të rikthehem, po ata po flenë". Kuqezinjtë u përpoqën, verën e kaluar Borusia bëri "mur", duke refuzuar çdo ofertë. Dhe disa muaj më pas, Obamejang ka përsëritur konceptin: "Fjetën, gjithë verën", është shprehur për "La Gazzetta dello Sport", teksa kalonte në Dortmund

për të përfunduar transferim­in në Londër. Si shkuan vërtet ngjarjet, nuk e shpjegon: dihet vetëm që dy sulmuesit e blerë nga "Djalli", Kaliniç- Andre Silva, të paguar thuajse aq sa Arsenali shpenzoi për gabonezin ( 63 mln €), nuk i kanë mbajtur "premtimet". Së paku është Kutrone...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania