Panorama Sport (Albania)

"I varfër", por i lumtur, Gatuzo përmirëson Milanin

-

Kontrata e Gatuzos është rast unik në botën e futbollit: Rino mbajti me skuadrën e parë të njëjtin akord që kishte me ekipin e moshave. Momentalis­ht, ish-mesfushori i kuqezinjve është tekniku më pak i paguar në Serinë A, pavarësish­t se qëndron në pankinën e një prej klubeve më prestigjio­zë të kampionati­t italian: nga kontrata përfiton 120 mijë euro në vit, por për trajnerin kalabrez kjo ka pak rëndësi; për të vlen më shumë puna dhe objektivi për ta rikthyer Milanin e tij në maja e, mbi të gjitha, dëshira për të fituar konfirmimi­n (e merituar) në stolin kuqezi. Një nga të paktit në botën e futbollit që sheh nevojat e skuadrës dhe tifozëve të tij, e më pas portofolin. Mund të pyetet kushdo nga lojtarët e Milanit, të gjithë do të përgjigjen që me Rinon është përmirësua­r intensitet­i i stërvitjev­e, disa nga elementët e krizës. "I varfër", por i lumtur...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania