Panorama Sport (Albania)

Bekenbauer mohon zërat: Gëzoj shëndet të plotë

-

Franc Bekenbauer ka folur rreth shëndetit të tij mbas deklaratav­e të ish-kancelarit gjerman, Gerhard Shrëder. Ai pati deklaruar se Kajzeri nuk është në gjendje të mirë shëndetëso­re dhe se skandali për fshehje fondesh në Botërorin e 2006-ës ka qenë shkaku kryesor. Por vetë Bekenbauer u është përgjigjur këtyre deklaratav­e, pas një pushimi të gjatë pa u shfaqur në publik. "Është e vërtetë që kam pasur probleme me zemrën. Por, mbas operacioni­t, çdo gjë ka qenë normale. Do të thosha që edhe mosha bën të vetën, nuk jam më i ri. Kam pasur dhe një aksident në shtëpinë time në Salcburg, ku u rrëzova nga shkallët". Kajzer nuk tha asgjë rreth akuzave për skandalin në Botërorin e 2006-ës që u zhvillua në Gjermani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania