Panorama Sport (Albania)

Haman nuk beson te PSG: Bajerni mes 4 të parave

-

Ditmar Haman, ish-mesfushori i Bajernit të Mynihut dhe i Liverpulit, ka folur në prag të ndeshjeve të Champions- it. Gjermani, i cili sot është në rolin e analistit të "Sky Sports", parashikon një rivalitet të madh në duelet europiane. Ai mendon se Reali i Madridit do ta eliminojë Parisin në duelin e 1/ 8- ave, edhe pse francezët kanë një ekip shumë të fortë të udhëhequr nga Nejmar dhe Mbape me shokë. Haman mendon se edhe Barcelona do të jetë aty. Ndërsa nga Anglia, ai sheh Mançester Sitin si favorit për të shkuar në finale. Për Bajernin, ai u shpreh se: "Mendoj se Bajerni do të jetë në mes 4 të mirave, pastaj çdo gjë mund të ndodhë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania