Panorama Sport (Albania)

Bajerni, për "shopping" në Marsejë

-

Bajerni, me sa duket, po kërkon të gjejë zëvendësue­sin e Arjen Robenit. Klubi po vëzhgon disa prej lojtarëve më të mirë në treg. Kryesisht lojtarë të rinj në moshë. Mbas Goreckës që do të vijë në qershor, bavarezët po shikojnë të transferoj­në nga shteti fqinj Franca mesfushori­n e krahut të djathtë, Florian Touvin, i cili luan tek Olimpiku i Marsejës. Lojtari shihet si zëvendësue­si ideal i holandezit Roben. Por, presidenti i klubit francez, sapo është njohur me interesimi­n e gjermanëve, ka thënë në mediat lokale se: "Florian do të qëndrojë me ne. Klubi beson tek ai dhe ne nuk do ta shesim për 100 dhe as për 150 milionë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania