Panorama Sport (Albania)

Real-PSG, Ronaldo do rekord ndaj Nejmarit

Portugezi shpërthen në Champions, kërkon golin e 100-të me fanellën e Realit të Madridit

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Kanë lindur në të njëjtën ditë me 7 vite distancë: 5 shkurt 1985 dhe 1992. Flasin të njëjtën gjuhë, luajnë në të njëjtën zonë të fushës, kanë të njëjtën ambicie. Njëri është "mbreti", ndërsa tjetri kërkon t'i marrë kurorën: Kristiano Ronaldo dhe Nejmar. Në 6 mars do të mbetet vetëm njëri prej tyre në Ligën e Kampionëve. Por, nga ky duel mund të përcaktohe­t edhe fati i tyre. Humbja mund të ndryshojë gjithçka, ndoshta edhe skuadrën. Nga flirti mes Ronaldos dhe Al Khelaifit, tek ëndrra e Perezit për të parë Nejmarin në Madrid. Të dy kanë respekt për njëri-tjetrin, diçka që e kanë shprehur edhe publikisht. "Ishte i treti në garën për 'Topin e Artë', sepse ka shumë talent, por do të ketë shanse për ta fituar një ditë", ka thënë Ronaldo për Nejmarin. Por edhe braziliani nuk i kurseu vlerësimet për portugezin: E respektoj shumë për historinë që ka bërë. Ashtu si Mesi është në majën e botës së futbollit prej 10 vitesh. Deri tani, Ronaldo ka fituar 27 trofe, ndërsa Nejmar 19.

"ZONA E RONALDOS" - Nejmar shkoi te PSG-ja për të bërë histori, por duhet të bëjë kujdes sepse kjo është "zona e Ronaldos". Portugezi i Realit ka një marsh më shumë në lojën e tij kur kompeticio­ni bëhet i rëndësishë­m. Që nga sezoni 2010- 2011, ka arritur ta udhëheqë ekipin e tij në gjysmëfina­le. Numri 7 ka shënuar 43 gola në 43 ndeshje duke filluar nga faza 1/8-ave të Champions-it. Viti i kaluar ishte fantastik për të, edhe pse ndaj Napolit nuk shënoi. Ai dha dy asiste për shokët e tij, por në çerekfinal­et me Bajernin shënoi 5 gola, 3 me Atletikon në gjysmëfina­le dhe 2 në finale me Juventusin. Për ta thënë më saktë, Ronaldo shfaqet në momentet kur i duhet skuadrës dhe sot ka misionin të udhëheqë Realin. Ka shënuar 15 gola në 16 ndeshje në fazën e 1/8-ave, 16 gola në 13 ndeshje çerekfinal­e, 10 gola në 10 ndeshje gjysmëfina­le dhe 3 gola në 3 finale. Për më tepër, sot do të kërkojë golin e 100-të në Champions me fanellën e Realit. Shumë arsye që Nejmar të trembet, por djaloshi brazilian kërkon historinë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania