Panorama Sport (Albania)

STATISTIKA

-

* Përpara golit të Herri Kejnit, portieri i Juves, Xhanluixhi Bufon, nuk pësonte gol prej 694 minutash, mes klubeve dhe kombëtarev­e. I fundit, ai me Suedinë, në nëntor të vitit 2017. * Dopieta, brenda më pak se 6 minuta e Gonzalo Higuainit kundër Totenhemit, është më e shpejta në histori për një lojtar të Juventusit, në Ligën e Kampioneve/Kupën e Kampioneve. * Me dopietën e djeshme, Gonzalo Higuain e dërgon në 6 numrin e golave të tij, në ndeshjet me eliminim direkt, në 28 prezenca.

* Edhe pse hodhi në erë fitoren, Juventusi vazhdon të qëndrojë i pamposhtur në shtëpi, në Champions, prej 23 ndeshjesh radhazi (14 fitore, 9 barazime). I fundit që i ka mundur ka qenë Bajerni i Mynihut, në prill të vitit 2013 (2-0).

* Juventusi nuk pësonte dy gola në shtëpi, në Ligën e Kampioneve, që prej ndeshjes me Bajernin e Mynihut, (barazim 22), në shkurt të vitit 2016. * Totenhemi u konfirmua edhe dje si një prej katër skuadrave të këtij sezoni të Champions-it, që vazhdon të jetë e pamposhtur. Përveç anglezëve, humbjen nuk e kanë njohur as Barcelona, Beshiktash­i dhe Liverpuli. * Ai i shënuar nga Eriksen ishte goli i parë me goditje standarde për Totenhemin në këtë sezon. Ndërsa 16 të tjerë kanë ardhur me aksion.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania