Panorama Sport (Albania)

Jeton 9 muaj mbi ujë, ja “bosi” i Totenhemit

Xho Ljuis, pronari i klubit anglez, i cili rrethohet në jahtin e tij nga piktura 1 miliard €

-

Bobi Bakëll ishte 13 vjeç kur, në vitin 1882, një grup studentësh të "All Hallows Church" vendosën të themelojnë klubin e Totenhem Hotspur. Fëmijët, te të cilët Bobi ishte lideri, luanin kriket, por ata vendosën që t'i dedikohesh­in futbollit në periudhën dimërore. Bakëll është kapiteni dhe autori i golit të parë zyrtar për Totenhemin më 20 tetor 1883, ndërkohë që Herri Kejn është i fundit i serisë së golave të shtunën në derbin kundër Arsenalit. Nga Bobi te Herri kanë kaluar 136 vite histori, por tashmë kohët kanë ndryshuar shumë që atëherë, ndonëse kanë ruajtur identiteti­n e tyre hebre, objekt edhe i sulmeve jo të rralla raciale. Madje, edhe pronari aktual, miliarderi Xhozef "Xho" Ljuis, 81-vjeç, njeriu i 248 më i pasur në botës, sipas renditjes "Forbes" për vitin 2016, është hebre. Xho Ljuis është një personazh që nuk kërkon të bjerë shumë në sy, por ndoshta për këtë arsye tërheq edhe më shumë vëmendje. Ka shumë që atë e quajnë edhe të çuditshëm sepse ai kalon 9 muaj të vitit mbi dete e oqeane, në bord të superjahti­t të tij, "Aviva", i cili qëndron i ankoruar në Bahamas. "Varka" e tij është madhështor­e dhe e mbushur me "ar", aq sa në një nga gjashtë katet e saj pret një koleksion arti me vlerë 1 miliard dollarë, në të cilin bëjnë pjesë piktura të Pikasos e Matises. Ndërsa krahu i tij i djathtë është Daniel Levi, 56-vjeçari, biznesmen anglez, i cili nga viti 2001 mbulon edhe rolin e presidenti­t të Totenhemit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania