Panorama Sport (Albania)

“E dominuam Juven dhe nuk shpenzuam shumë energji”

-

"Nëse kjo në Torino ishte një sforco nga ana jonë, në Londër do të na duhet që të luftojmë realisht, të vëmë të gjithë potenciali­n tonë në fushë sepse kurrsesi nuk do të mendojmë të mbrojmë golat në fushën kundërshta­re". Mauricio Poçetino, trajneri argjentina­s i Totenhemit, është krenar për futbollist­ët e tij, por edhe pas barazimit në Torino, nuk nguron që të frikësojë edhe më shumë rivalin italian: "E dominuam Juventusin. Në shumicën e lojës ofruam vetëm futbollin tonë të thjeshtë, por shumë efikas dhe rezultati e konfirmoi. Ndoshta, goli i parë i Higuainit ishte në pozicion jashtë loje, ndërsa shumë shpejt pësuam edhe të dytin. Për Juventusin dukej një garë në dishezë, por reagimi që patëm, ishte ndër ata që duhet të na bëjë të gjithëve krenarë. Favorit për kualifikim­in? Gjithçka mbetet e hapur sepse vërtet kemi golat në fushën kundërshta­re në anën tonë, por 90 minuta mund të jenë shumë të shkurtra, por edhe shumë të gjata njëkohësis­ht. Ndaj duhet të bëjmë kujdes dhe, siç e thash, për të kaluar në çerekfinal­e, do të na duhet dyfishi i sforcimit që bëmë në Torino. Çfarë bëri diferencën? Zotërimi i topit nga ana jonë ishte shumë pozitiv dhe i saktë. Të luash thjesht dhe të jesh efikas në të njëjtën kohë, kjo është pjesa më e vështirë e futbollit. Një e ardhme e imja si trajner në Serinë A? Pse jo, kam origjinën italiane", tha trajneri i "Spërs"-ave.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania