Panorama Sport (Albania)

Iuliano: Shqipëria, lojtarë dhe presidentë në baste

Reagon Moxhi: Deklaratë pa kuptim. Kush ikën, thumbon gjithnjë

-

Zv.trajneri i Partizanit, që ka drejtuar katër ndeshjet e fundit nga stoli të kuqtë për shkak të dënimit të Starovës, Klevis Dalipi, vazhdon të ketë peng atë gol të pësuar në Vlorë. Në intervistë­n e dhënë për "SuperSport" pas skualifiki­mit në Kupë, ai komenton edhe akuzat e Iulianos.

Ishit shumë pranë përmbysjes dhe kualifikim­it. Çfarë nuk shkoi?

E pata thënë që stafi ka shumë besim te kjo skuadër. Më ka mbetur peng ai gol i anuluar në ndeshjen e parë. Edhe në fillim, pavarësish­t se pësuam një gol nga një goditje standarde, deri në fund treguam një paraqitje shumë të mirë. Barazuam, shënuam edhe golin e dytë dhe ishim shumë pranë edhe atij të kualifikim­it. Kjo skuadër ka ende shumë për të dhënë. Kupa është kapitull i mbyllur tani, por po mendojmë për Kukësin dhe të arrijmë Europën.

Paraqitja në këtë ndeshje mund t'ju ndihmojë që të arrini Europën nëpërmjet kampionati­t?

Patjetër. Shumë nuk besonin te deklaratat e mia. Ne që jemi afër skuadrës, besojmë sepse skuadra ka bërë një përmirësim të madh. Jemi shumë pranë vendit të tretë dhe do të vazhdojmë luftën deri në fund.

Nëse Partizani ka pasur këtë performanc­ë, ka një faturë edhe Iuliano, i cili ka dhënë deklarata të ashpra, ku shprehet se në Shqipëri të gjithë vinin baste. Si ndiheni për atë njeri që tashmë ka ikur?

Nuk e besoj që Iuliano të jetë shprehur në këtë mënyrë, të paktën me aq sa unë e njoha dhe bashkëpuno­va me të, por mund të jetë ndonjë shtrembëri­m i medias. Gjithsesi, edhe ai ka një pjesë të faturës për atë gjendje të ekipit, pasi solli shumë lojtarë që nuk luajtën fare apo që nuk ishin në lartësinë e duhur. Për të gjithë emrat e merkatos, e dha ai miratimin.

Çfarë ka ndryshuar te Partizani?

Kyçi i kësaj është Starova, i cili ka një meritë të madhe sepse mesazhi që ne përcjellim te lojtarët është shumë i kuptueshëm. Edhe me Iulanon ka ndodhur, por skuadra kaloi në krizë, pasi nuk u kuptua shumë. Sot, lojtarët i kapin më shpejt direktivat e Starovës. Lojtarët e njohin shumë më mirë njëri-tjetrin dhe ky është çelësi i suksesit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania