Panorama Sport (Albania)

Basler sulmon Bufonin: Koha të tërhiqesh

"Nëse nuk do tërhiqet, atëherë le t'ia thotë klubi"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Një koment i ashpër, ekstrem, ashtu siç ndodh rëndom kur gjykohet në nxehtësi. I ndodh çdo tifozi të ekzaltohet apo të zemërohet menjëherë pas një goli. Ndodh edhe kur je në një pab me miqtë. Në Gjermani është një program televiziv i quajtur "Fantalk", në të cilin ishfutboll­istë dhe gazetarë japin gjykimet sikur të ishin në një bar. Dhe ka nga më ata ekstremët, si ish-ylli i Bajernit, Mario Basler, kampion i Europës me Gjermaninë në 1996. Të martën, pas barazimit të Juventusit me Totenhemin, ish-mesfushori u tregua i ashpër në veçanti me Bufonin: "Xhixhi ka qenë një portier i shkëlqyer, por ndonjëherë e lë t'i shkojë shansi për t'u tërhequr".

Kritikat - Sipas Baslerit, ai i Bufonit nuk ishte një gabim i rastësishë­m, por erdhi si rrjedhojë e fakti që portieri i Juventusit nuk është më gjendje për të luajtur në nivele të larta: "Ndodh të humbasësh momentin e duhur për t'u tërhequr dhe unë e kam bërë në moshën 33-vjeçare. Klubi dhe trajneri duhet t'i kishin thënë se kishte ardhur momenti i pensionit. Ndoshta Bufon ka dëshirë të madhe për

të fituar Champions-in, por nuk është më një portier i nivelit ndërkombët­ar. Me të Juventusi nuk mund ta fitojë trofeun". Komente të forta, që natyrisht për mediat italiane ai nuk i meriton. Sepse, falë pritjeve të kapitenit, italianët eliminuan Barcelonën sezonin e shkuar dhe shkuan deri

në finalen e Kardifit. "Për këtë arsye, gjykimi i Baslerit, njëri që ka luajtur në nivele të larta, duket i ekzagjerua­r. Edhe pse bëhet fjalë për inskenimin e një situate në pab bashkë me shokët. Por ndonjëherë, më shumë sesa televizion, duhet të bëhet spektakël", komenton me ironi "Gazzetta dello Sport".

 ??  ?? FQ. 17
FQ. 17

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania