Panorama Sport (Albania)

Sherr te Lushnja, largohet trajneri Dedja

"Seri": Vinte me vonesë! Nuk punoja dot në ato kushte

- ALBAN ALUSHI

Lushnja në kaos total, Hysen Dedja jep dorëheqjen një ditë pasi ra dakord me kryebashki­akun Fatos Tushe për vazhdimin në pankinë deri në fund të sezonit. Me sa duket, mbledhja e bërë të martën nuk ka dhënë efekt, sepse dje situata te Lushnja ka vijuar të mbetet e tensionuar. "Panorama Sport" mëson se...

Lushnja në kaos total, Hysen Dedja jep dorëheqjen një ditë pasi ra dakord me kryebashki­akun Fatos Tushe për vazhdimin në pankinë deri në fund të sezonit. Me sa duket, mbledhja e bërë të martën nuk ka dhënë efekt, sepse dje situata te Lushnja ka vijuar të mbetet e tensionuar. "Panorama Sport" mëson se, para se të fillonte seanca e djeshme stërvitore, trajneri Dedja i ka kërkuar llogari mbrojtësit Alban Byzhyti për prononcimi­n në "Panorama Sport" tri ditë më parë, lidhur me mosaktiviz­imin e tij, që nga momenti kur shkodrani mori drejtimin e Lushnjës. Pas debatit me futbollist­in lushnjar, trajneri Dedja është larguar nga stadiumi "Roza Haxhiu", duke u përshëndet­ur me lojtarët. I kontaktuar nga gazeta, ai ka dhënë versionin e tij të ngjarjes para seancës së të mërkurës. "Isha bashkë me ekipin në fushë për drejtimin e stërvitjes. Vjen pak me vonesë Byzhyti dhe i them që të shpejtojë. Ai më përgjigjet se ' kam tre muaj që nuk luaj dhe nuk kam arsye të nxitoj'. I kam thënë me shumë qetësi që, nëse je më i mirë nga Premçi, Bufasi apo Mone, jam gati të të aktivizoj në ndeshjen e radhës me Flamurtari­n. Situata është tensionuar, nuk kishte qetësi dhe nuk mund të bëhet stërvitje në ato kushte. Unë kam dhënë menjëherë dorëheqjen, sepse nuk mund të pranoj një situatë të tillë", ka thënë Dedja, i cili këtë herë nuk ka ndër mend të bëjë prapaktheh­u.

BIZHYTI

Për gazetën foli edhe mbrojtësi Byzhyti, duke dhënë versionin e tij për incidentin e djeshëm. "Para se të fillonte seanca stërvitore, trajneri Dedja më ka kërkuar llogari për prononcimi­n tim në gazetën tuaj, ku unë kam shpjeguar arsyet e mosaktiviz­imit që nga koha kur ai mori drejtimin e Lushnjës. Pas debatit, trajneri Dedja është larguar i mërzitur nga stërvitja. Është mërzitur me veten, nuk e di se çfarë ka. Trajnerët nuk i vendos Alban Byzhyti dhe nuk jam unë shkaku që trajneri është mërzitur me veten e tij. Detyra ime është të stërvitem dhe të jem i gatshëm", është shprehur dje "veterani" lushnjar.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania