Panorama Sport (Albania)

Teuta shet talentin Shehi te Hajduku

Endri Mersini: Po mendojmë për sezonin tjetër, jemi penalizuar shumë nga gjykimet

- ERIS SYLYKU

Tomorin e pret një përballje e fortë ndaj Apolonisë këtë javë pas ndeshjes me Tiranën. Një sfidë shumë e fortë, ku beratasit do të kërkojnë të rikthehen te fitorja. Endri Mersini, në një prononcim për gazetën "Panorama Sport", flet për ecurinë e deritanish­me dhe për objektivat në vazhdim. MERSINI

Futbollist­i 23- vjeçar ka komentuar rezultatet jo të mira të skuadrës në dy ndeshjet e fundit, teksa është ndalur edhe te përballja me Apoloninë, të cilën e vlerëson jashtëzako­nisht. I pyetur, së pari, në lidhje me dy rezultatet negative njëra pas tjetrës, ai u shpreh: "Prisnim të grumbullon­im pikë në sfidën me Bylisin dhe Tiranën. Ne luajmë çdo takim për të mos dalë pa pikë. Në Ballsh humbëm ndaj presionit të vendësve dhe gjykimit të njëanshëm që realisht është për të ardhur turp që në vitin 2018- të të flitet për këto skena. Kjo ndeshje është humbur për këta faktorë, pasi ne ishim shumë pranë marrjes së një pike. Ndërsa për Tiranën nuk kam se çfarë të them. Për mendimin tim, ata kanë shumë cilësi, e kanë treguar diçka të tillë, si në Kategorinë e Parë, ashtu edhe në Kupën e Shqipërisë. Janë një ekip i fortë dhe është mëkat që ndodhen këtu", tha Mersini. Sakaq, futbollist­i gjirokastr­it ka folur edhe në lidhje me objektivat duke thënë: "Objektivat e Tomorit janë të palëkundur­a dhe jemi të sigurt që nuk rrezikojmë aspak. Kemi zhvilluar një ecuri mjaft të mirë, ku me disa gjykime më të drejta apo me vëmendje më shumë nga ana jonë si lojtarë të kësaj skuadre, jam i bindur se mund të ishim shumë më lart se kaq. Gjithsesi, mendoj se objektivi Superiore është zbehur dhe tashmë duhet të mendojmë për edicionin e ardhshëm. Tani duhet të mendojmë për sfidat që kanë ngelur dhe të eliminojmë sa më shumë gabimet", thekson mes të tjerash Mersini duke komentuar edhe ndeshjen e fundjavës ndaj Apolonisë. "Përballja me fierakët është mjaft delikate, pasi ata kanë një grup të konsolidua­r dhe do të luajnë për fitore. Personalis­ht e vlerësoj jashtëzako­nisht shumë duke parë në këtë mënyrë edhe fitoren e fundit që kanë marrë ndaj Turbinës. Gjithsesi, ne po përgatitem­i mjaft mirë dhe synojmë të bëjmë autokritik­ën pas dy ndeshjeve negative", përfundoi prononcimi­n e tij Endri Mersini. Aktualisht, beratasit renditen në vendin e 4- t me 23 pikë, tri më pak se Apolonia. Pritet një sfidë e fortë mes dy ekipeve që synojnë vendin e tretë në klasifikim. Tomori rikthehet të luajë në fushën e vet pas dy ndeshjes në transfertë dhe do të synojë vetëm 3- pikëshin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania